10/02/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Super derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Java e 22-të në Prince Caffe Superligë do të dhurojë disa ndeshje mjaft interesante, kurse derbi do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës. Njëkohësisht kjo është xhiro e fundit para Final 8 Kupës së Kosovës, që zhvillohet nga 15 deri më 19 shkurt në Rahovec.

Pejanët kanë 14 fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit 16 fitore e pesë humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante. Skuadrat kanë pasur formë të ndryshme, me verdhezinjtë që e nisën për mrekulli kampionatin, kurse bardhekaltrit nuk dinë për humbje në xhirot e fundit. Në takimet mes tyre në këtë edicion, pejanët fituan dy ndeshjet e para, kurse në të tretën fitoi bindshëm Prishtina 83:45.

Takimi i parë i kësaj xhiro zhvillohet në Mitrovicë, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e nëntë humbje, prandaj kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Vëllaznimi-Bashkimi po ashtu është takim interesant dhe i vlefshëm, ku kuqezinjtë ndodhen në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, ndërsa prizrenasit janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje.

Java e 22-të mbyllet me përballjen mes kampionit, Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit numërojnë 16 fitore e pesë humbje, kurse Vreshtarët kanë dy fitore e 19 humbje, madje fitoren e parë e kishin arritur ndaj Yllit. Sidoqoftë, kampionët pas katër humbjeve kishin 15 fitore radhazi, duke u ndalur vetëm nga Trepça.

Prince Caffe Superliga-Java 22

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni - Trepça

19:00 Vëllaznimi - Bashkimi

E diel

17:00 Peja - Sigal Prishtina 

19:00 Golden Eagle Ylli - Rahoveci




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: