10/02/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Favoritët presin fitore

Të shtunën dhe të dielën zhvillohen tri ndeshjet e radhës që janë në kuadër të Superligës së Femrave.

Java e 17-të hapet me ndeshjen mes Trepçës dhe Prishtinës, ku dy skuadrat vijnë me fitore nga xhiroja paraprake. Prishtina nga 16 lojë të zhvilluar ka 13 fitore e tri humbje, ndërsa Trepça ka pesë fitore dhe 11 humbje.

Të dielën nga ora 13:00 Bashkimi pret në shtëpi United Basketball. Prizrenaset kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, por të gjithë ndeshjet e zhvilluar deri tani i ka fituar. Në anën tjetër United Basketball ka katër fitore e 12 humbje.

Xhiro përmbyllet me ndeshjen Penza-Vëllaznimi, që zhvillohet të dielën nga ora 19:30. Penza ka nëntë fitore dhe gjashtë humbje, si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Vëllaznimi ka një fitore e 15-të humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: