13/02/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Brown më e mira e javës

Bashkimi ka regjistruar fitoren e 16-të me radhë në Superligën e Femrave, duke triumfuar ndaj United Basketball me shifrat 109:45. Fitores së Bashkimit më së shumti i kontribuoi Khadija Brown, e cila shënoi 31 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime. Ajo ishte e saktë 10 nga 13 tentimet për dy pikë dhe tre nga shtatë tentimet për tre pikë. Për Bashkimin kontribuoi edhe Aulona Muhadri me 23 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime. Muhadri ishte e saktë 10/12 për dy pikë.

Për fitoren e Prishtinës ndaj Trepçës me shifra 67:58 më meritoret ishin Zërina Shatri me 19 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, si dhe Sarah Mgbeike me 16 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime. Prishtina është në vendin e dytë në tabelë me 14 fitore dhe tre humbje.

Penza fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 57:39. Më e mira në parket për këtë fitore ishte Saranda Daci me 21 pikë, 19 kërcime dhe dy asistime.

TOP 5

Khadija Brown (Bashkimi) 31 pikë, 7 kërcime, 9 asistime

Aulona Muhadri (Bashkimi) 23 pikë, 14 kërcime, 2 asistime

Zërina Shatri (Prishtina) 19 pikë, 13 kërcime, 4 asistime

Sarah Mgbeike (Prishtina) 16 pikë, 14 kërcime, 4 asistime

Saranda Daci (Penza) 21 pikë, 19 kërcime, 2 asistime




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: