Superliga rikthehet në aksion

Superliga rikthehet në aksion

24/02/2023

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje. Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.

Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin. Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepcës. Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.

Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër.

Prince Caffe Superliga-Java 23

E shtunë

17:00 Rahoveci-Vëllaznimi

19:00 Peja-Ponte Prizreni     

E diel

17:00 Bashkimi-Trepça

(Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli zhvillohet më vonë)

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners