Sfida interesante në Superligë

Sfida interesante në Superligë

03/03/2023

Takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Trepça - Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin. Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje.

Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja e vetme e ditës së diel është mes skuadrave prizrenase Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimi pritet të jetë interesant në derbin e qytetit. Ponte është në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, kurse Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 13 humbje.

Ajka është për në fund. Derbi verdhezi zhvillohet të martën, ku përballën Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ylli ka 17 fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët kanë 16 fitore e shtatë humbje, andaj pritet një super përballje.                        

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners