Përballja e parë e Prishtinës

Përballja e parë e Prishtinës

07/03/2023

Sigal Prishtina nesër (e mërkurë) nga ora 19:00 në palestrën ‘1 Tetori’ do të ketë sfidën e parë në fazën e dytë të Ligës ENBL. Bardhekaltrit do të ndeshen me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars.

Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.

Brooks Debisschop nga Sigal Prishtina është kërcyesi më i mirë i Ligës me 9.3 kërcime për ndeshje. Derrick Wilson është asistuesi i pestë me 5.5 për ndeshje, kurse Jetmir Zeqiri është bllokuesi i pestë me një bllok për ndeshje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners