Xhiro e fundit e rregullt në Superligën e Femrave

Xhiro e fundit e rregullt në Superligën e Femrave

11/03/2023

Në xhiron e 20-të dhe të fundit të Superligës së Femrave zhvillohet tri ndeshjet e fundit për të filluar pastaj faza e Play-Off.

Prishtina është nikoqire e vajzave të Gjilanit United Basketball të shtunën nga ora 15:00. Vajzat nga Prishtina deri tash kanë arritur 15 fitore dhe katër humbje dhe gjithashtu vajzat bardhë e kaltër presin ta mbyllin fazën e rregullt në pozitën e dytë. Kurse United Basketball klub që u inkuadrua për herë të parë në Superligën e Femrave ka arritur të rëgjistrojë katër fitore dhe 15 humbje.

Bashkimi e mbyll sezonin e rregullt në udhëtim në Gjakovë, ku zhvillojnë ndeshjen me Vëllaznimin nga ora 16:30. Bashkimi ka arritur të fitojë 19 ndeshje në kudër të xhirove të rregullta, kurse nën anën tjetër Vëllaznimi ka regjistruar dy fitore dhe 17 humbje, duke e renditur në vendin e fundit.

Ndeshja mes Trepçës dhe Penzës do të zhvillohen të enjten (16.03.2023) dhe me këtë ndeshje mbyllet dhe faza e rregullt e Superligës së Femrave. Trepça ka regjistruar gjashtë fitore dhe 13 humbje, kurse Penza gjendet në vendin e tretë me 11 fitore dhe tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners