19/03/2023 JR NBA Kosova

Giricek dhe Brucker stërvitin fëmijët e Kosovës

Ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, Gordan Giricek së bashku me Erik Brucker, Menaxher i Lartë për Operacionet e NBA-së, kanë arritur në Kosovë. Ata sot pasdite kanë mbajtur një stërvitje me fëmijët e Kosovës.

Si Giricek ashtu edhe Brucker ishin të lumtur për këtë stërvitje me 15 basketbollistë të rinj, ndërsa në fund u ndan shumë të kënaqur me atë se çfarë kanë parë nga 1 orë e 30 minuta stërvitje.

Edhe basketbollistët e rinj kishin mundësi të mësonin shumë, duke marrë parasysh përvojën e Giricek dhe Brucker.

Giricek dhe Brucker kanë ardhur në vizitë zyrtarë në Kosovë, ku të hënën do të takohen me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërsa në mbrëmje (të hënën) do të hedhin shortin në Draftin për JR NBA Kosova, projekt ky që është në vitin e dytë.

Në Draft Short 30 shkolla fillore do të ndahen në dy Konferenca apo gjashtë Divizione. Ky projekt është për të dy gjinitë të moshës 11-13 vjeç.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: