Sot ishte një ditë e rëndësishme për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK). Me ceremoni zyrtare është bërë hedhja e shortit për Junior NBA Kosova.
Ky është edicioni i dytë i kësaj gare, ku marrin pjesë 30 shkolla fillore nga e gjithë Kosova dhe më pas janë ndarë në dy Konferenca (Lindore e Perëndimore) dhe gjashtë Divizione.
Hapjen e ka bërë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili ka folur për rëndësinë e këtij projekti dhe projektet e ardhshme që do të jenë me gjeneratat e reja, ndërsa Federata do të ketë derën hapur për të gjitha projektet që kanë për qëllim zhvillimin e basketbollit për të rinjtë në të dyja konkurrencat.
Ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, Gordan Giricek, gjithashtu ka folur para të pranishmëve. “Shpresoj që do të vazhdoni me këso projekte. E kam parë punën nga afër që po bën Federata për gjeneratat e reja dhe ju uroj suksese”, u shpreh ndër të tjera Giricek, ndërsa Erik Brucker shtoi se, Federata po bën cfarë është e mundur për të rinjtë në të gjithë vendin dhe zhvillimin e tyre.
Më pas është hedhur shorti, ku shkollat fillore u ndanë në Divizione përkatëse.
Konferenca Lindore
Veri Perëndim
Xhavit Ahmeti-Utah Jazz
Iliria-Oklahkma City Thunder
Xhemajl Muatafa-Portland Trail Blazzer
Dardania-Minnesotta Timberwolfs
Ismajl Qemajli-Denver Nuggets
Divizioni Pacifik
Meto Bajraktari-Golden State Warriors
Pavarësia-LA Clipers
Hasan Prishtina-Sacramento Kings
Hilmi Rakovica-Phoenix Suns
Naim Frashëri-LA Lakers
Divizioni Jugperëndimor
Shaban Jashari-Memphis Grizzlies
SHMU 1-New Orleans Pelicans
SHMU 2-San Anonio Spurs
Avdullah Shabani-Houston Rockets
Migjeni-Dallas Mavericks
Konferenca Lindore
Divizioni Atlantik
Vaso Pasha-New York Kniks
Lidhja e Prizrenit-Boston Celtics
Bajram Curi-Brooklyn Nets
8 Marsi-Toronto Raptors
Ismajl Qemali-Philadelphia 76'ers
Divizioni Qendror
Emin Duraku-Cleveland Cavaliers
Destan Bajraktari-Chicago Bulls
Hysni Rexhepi-Indiana Peacers
Shkëndija-Detroit Pistons
Motrat Qiriazi-Milwauke Bucks
Juglindor
Gjon Sereçi-Washington Wizards
Emin Duraku-Orlando Magic
Vëllezërit Frashëri-Atlanta Hawks
Bafti Haxhiu-Charlotte Hornets
Tefik Çanga-Miami Heat