28/03/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Përballja e gjigantëve në basketbollin e femrave

Ethet në basketbollin e femrave kanë arritur kulmin. Pas ndeshjeve të Kupës dhe përfundimit të garave të rregullta, është radha për finalet e “Play-off”-it.

Finalja ka vënë përballë Bashkimin dhe Prishtinën, dy skuadrat që u renditën në vendet e para të Superligës. Prizrenaset ishin perfekte në garat e rregullta me 20 fitore, kurse prishtinaset përfunduan garat e rregullta me 16 fitore e katër humbje (humbjet pikërisht i pësuan nga Portokallezinjet).

Bashkimi ka kaluar në finale të Play-off-it pasi fitoi në seri 2:0 ndaj Trepçës në gjysmëfinale, ngjashëm si Prishtina pasi mposhti Penzën 2:0, njëherësh kampionen aktuale.

Si Bashkimi, ashtu edhe Prishtina synojnë të tregojnë më të mirën në parket për të triumfuar dhe të fitojnë trofeun e kampionit për edicionin 2022/2023.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Sistemi i finaleve është 1-1-1-1-1, ku ndeshja e dytë do të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Kujtojmë se Bashkimi është kampion i Kosovës gjashtë herë, kurse Prishtina ka fituar titullin 11 herë.

 

#FBK #fbkkosova #SuperligaeFemrave #Playoff




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: