Dramën në “Minatori” e fitojnë “Xehetarët”

Dramën në “Minatori” e fitojnë “Xehetarët”

06/04/2023

Trepça bëri një hap drejt gjysmëfinales. Mitrovicasit në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Bashkimin me shifrat 92:88 (29:29, 20:19, 19:14, 24:26).

Çereku i parë ishte interesant, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur të shkëputen dhe përfundon 29:29. Në periudhën e dytë, mitrovicasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 46:36, por prizrenasit u rikthyen shpejt, për të ngushtuar rezultatin, derisa pjesa e parë përfundon 49:48.

Vendasit sërish u treguan më të mirë në fillim të periodës së tretë, ku u shkëputën në 66:55, por një seri e suksesshme e mysafirëve bëri që rezultati pas 30 minutash të jetë 68:62. Por, asgjë nuk kishte përfunduar. Përkundër se ‘Xehetarët’ ishin në epërsi konstante, Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, duke afruar rezultatin në 90:88, megjithatë, Trepça ia arriti të fitojë 92:88.

Te vendasit më i miri ishte Kendrick Brown me 23 pikë e tetë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Daniel Lekndreaj me 25 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 22 pikë.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, kurse ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Therandë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners