Barazohet gjithçka në Prishtinë, kampioni vendoset në ndeshjen e pestë

Barazohet gjithçka në Prishtinë, kampioni vendoset në ndeshjen e pestë

07/04/2023

Prishtina ka arritur të fitojë në ndeshjen e katërt të Play Off-it ndaj Bashkimit me rezultat 67:42 (15:9, 24:8, 19:14, 9:11), duke barazuar serinë finale në 2:2.

Vendaset e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe ishin të vendosura nga fillimi i përballjes, duke e fituar periudhën e parë 15:9, kurse me lojë të ngjashme vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë, që shkoi deri në 22 pikë, 39:17. Vajzat nga Prishtina u treguan efikase si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, duke arritur një super seri ndaj Bashkimit.

Në pjesën e dytë, prishtinaset ruajtën epërsinë e lartë, që e krijuan, duke triumfuar në fund 67:42. Më të mirat te Prishtina u treguan Adrienne Godbold me 18 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime, si dhe Sarah Mgbeike me nëntë pikë, 12 kërcime dhe një asistim, ndërsa te Bashkimi më e mira ishte Aulona Muhadri me tri pikë, por shtoi 14 kërcime dhe tri asistime.

Fituesi i edicionit 2022/2023 do të vendoset në ndeshjen që do të zhvillohet të martën në Suharekë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners