Peja me fitore bindëse barazon serinë finale

Peja me fitore bindëse barazon serinë finale

07/05/2023

Peja ka regjistruar njërën nga fitoret më bindëse në këtë edicion. Verdhezinjtë kanë mundur Trepçën me rezultat të thellë 107:89 (32:14, 25:18, 24:24, 26:23), për të barazuar serinë finale në 1:1, ndërsa ndeshja e ardhshme zhvillohet të enjten në Mitrovicë.

Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 12:0, e më pas të përkrahur nga tifozët vendas thelluan epërsinë në 19:2, ndërsa çerekun e parë e fituan 32:14. Pejanët të motivuar për këtë sfidë, vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, për të ngritur më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 57:32.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, megjithatë, vendasit nuk e rrezikuan fitoren dhe triumfuan në fund me fitore bindëse 107:79.

Te Peja u dalluan Jalen Tate me 22 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, Larry Thomas me 18 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, Arti Hajdari me 18 pikë dhe Arian Qallaku me 12 pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 18 pikë e tetë kërcime dhe Jamal Artis me 13 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners