Festojnë mitrovicasit

Festojnë mitrovicasit

11/05/2023

Trepça ka shënuar fitore të madhe, duke mundur Pejën me rezultat 97:90 (19:21, 23:25, 25:27, 30:17), duke kaluar në epërsi 2:1 në “Play-off” të finaleve. Mitrovicasit bën përmbysjen në dhjetë minutat e fundit, ndërsa sfida e radhës zhvillohet të dielën në Pejë.

Pas një fillimi të barabartë prej 8:8, ku të gjitha pikët për mysafirët i shënoi Arti Hajdari, verdhezinjtë me katër pikë radhazi kishin epërsi prej 8:12, por më pas një seri prej 7:0 e vendasve përmbysi rezultatin në 15:12, ndërsa çereku i parë përfundoi 19:21. Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë, përkatësisht deri në fund të kësaj pjese, ku pejanët me një seri të suksesshme shkuan në pushim me shifrat 42:46.

Në periodën e tretë, skuadra pejane kishte epërsinë më të lartë, në nëntë pikë, 53:62, por mitrovicasit sërish nuk u dorëzuan, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 67:73. Përmbysja e madhe dhe vendimtare ndodhi në dhjetë minutat e fundit. ‘Xehetarët’ mobilizohen maksimalisht dhe me ndihmën e madhe të tifozëve rikthejnë epërsinë në të mirë të tyre, duke triumfuar 97:90.

Më të mirët te vendasit ishin Drilon Hajrizi me 28 pikë e shtatë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 24 pikë, katër kërcime e katër asistime, kurse më të mirët te mysafirët ishin Brad Waldow me 17 pikë e pesë kërcime dhe Devoe Joseph me 21 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners