Super sfida 4 në “Karagaçi”

Super sfida 4 në “Karagaçi”

13/05/2023

Ethet e finales rriten dhe adrenalina shkon në maksimum. Finalet e “Play-off”-it pritet të dhurojnë edhe një super sfidë ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për tu shpallur kampion, ndërsa pejanët duhet të fitojnë në takimin e së dielës, si dhe sfidën e të enjtes në “Minatori” për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.

Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.

Duelet finale, por edhe gjatë kampionatit të rregullt mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm, sidomos në finale.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

Në garat e rregullta, Peja ishte renditur e dytë, kurse Trepça e katërta. Verdhezinjtë eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, ndërsa rruga e mitrovicasve ishte pak më e gjatë, duke mundur Bashkimin dhe Sigal Prishtinën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners