Faleminderit për një super edicion në Prince Caffe Superligë

Faleminderit për një super edicion në Prince Caffe Superligë

21/05/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë pjesëmarrësit për një edicion fantastik dhe të jashtëzakonshëm në Prince Caffe Superligë.

Interesimi ishte i jashtëzakonshëm në këtë edicion nga java e parë deri në fund, ku u përmbyll me finalen e pestë mes Trepçës dhe Pejës, që u vendos në vazhdime, duke dëshmuar për super kampionatin që kemi pasur.

Numrin e madh të shikuesve e kanë lakmi edhe shumë shtete tjera dhe shpresojmë që do të vazhdojmë furishëm e me suksese në edicionin e ri.

Rivaliteti dhe sfidat interesante na kanë përcjellur gjatë gjithë kampionatit, që është vlerësuar si ndër më interesantit pasluftës në basketbollin e Kosovës.

FBK falënderon nga zemra klubet, trajnerët, lojtarët, punëtorët sportivë, tifozët, mediat, si dhe të gjitha Grupet e Interesit në Basketboll, që na kanë dhuruar emocione pafund.

Falënderim i madh është për sponsorët dhe kontribuuesit në basketboll, që edhe kësaj radhe ishin pranë nesh. Ndihma e tyre është jetike për ne dhe zhvillimin e sportit tonë të dashur. Falënderojmë nga zemra: Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bankën TEB, Prince Caffe, Art Motion, Kujtesën, Kompaninë IP, Automita-n, Tre Pharm dhe Stobi Flips Kosova.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners