Kompletohet Shtabi Profesional i Kosovës A

Kompletohet Shtabi Profesional i Kosovës A

23/05/2023

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që, krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e Shtabit Profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:

  1. Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;
  2. Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;
  3. Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;
  4. Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;
  5. Mehmet Uğur – Trajner kondicional.

Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters