Pesë vjet pa Gazmend Sinanin

Pesë vjet pa Gazmend Sinanin

23/06/2023

23 qershori i vitit 2018 ishte një nga ditët më të rënda për basketbollin e Kosovës. Në këtë datë humbi jetën në një aksident trafiku basketbollisti i njohur Gazmend Sinani.

Sot janë bërë pesë vjet pa Gazin, i cili gjithmonë do të mbetet në zemrat tona.

Gazi ishte një basketbollist, i cili gjithmonë luftonte për fanellën e Kosovës dhe skuadrave ku luante.

Sinani ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kosova humbi një basketbollist të dashur dhe një djalë të jashtëzakonshëm, ndërsa asnjëherë nuk do të harrohet kontributi i tij për basketbollin e Kosovës.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja. Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners