03/07/2023 FBK

Mbahet Kampi për Gjyqtarët Fillestarë

Më 1 dhe 2 korrik në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur Kampi përmbyllës nga ana praktike për gjyqtarë fillestarë, të cilët pas licencimit para fillimit të edicionit 2023-2024 dhe do të jenë pjesë e nominimit në ndeshjet e kategorive të reja.

Kampi u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës.

Pikat nga puna praktike janë demonstruar nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.

Të gjithë gjyqtarët kanë qenë shumë aktivë gjatë punës të cilën është udhëhequr, duke komunikuar në mënyrën më te mirë dhe duke parashtruar pyetje nga rregullat e basketbollit dhe mekanika 2 PO dhe kanë quajtur mbajtjen e Kampit si shumë të suksesshëm.

Pas përfundimit të punës praktike të gjithë gjyqtarët pjesëmarrës me sukses i janë nënshtruar testit teorik nga njohja dhe interpretimet e rregullave të basketbollit.

Kandidatët pjesëmarrës kanë treguar aftësi, talent dhe njohuri shumë të mirë nga loja e basketbollit dhe i kanë plotësuar kushtet për licencimin nga FBK-ja me titullin gjyqtar fillestar.

Pjesëmarrës në punën praktike ishin 13 gjyqtarë, si dhe 7  gjyqtarë/e nga Shoqata e Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHGJFBK) kanë asistuar në punën e FIBA Instruktorit Nacional të Gjyqtarëve.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: