07/07/2023 FBK

Njoftim për Akreditim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, është hapur akreditimi për FIBA 3x3 U23 Nations League, që zhvillohet nga 10 deri 12 korrik.

Akreditimi do të jetë i hapur deri të hënën (10 korrik) në ora 12:00.

Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë organizohet në Kosovë dhe hera e parë që Kosova garon në U23 Nations League.

Shtetet pjesëmarrëse janë Gjermania, Holanda, Greqia, Turqia, Hungaria dhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në sheshin “Zahir Pajaziti”, aty ku pritet spektakël i 3x3. Ndeshjet fillojnë nga ora 14:30 dhe do të zgjasin deri në ora 21:00, kurse finalet fillojnë nga ora 20:00.

Për Kosovën te meshkujt do të luajnë: Mirlind Zekaj, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Fatlind Shoshaj, ndërkohë te femrat për Kosovën do të paraqiten: Agnesa Rrahmani, Enisa Kamerolli, Sara Vraniqi dhe Anilë Selmani.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: