08/07/2023 FBK

Përfundon Kursi Teknik i FIBA-s për grupin e katërt

Nga 2 deri më 7 korrik është mbajtur Kursi Teknik i FIBA-s, Niveli 1.

Ky është kursi i katërt që mbahet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në këtë kurs ka ligjëruar Instruktori i FIBA-s, Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit.

Në kursin e fundit kanë marrë pjesë 15 trajnerë. Drejtori Teknik në Federatën e Basketbollit e Kosovës, Arben Krasniqi është shprehur i kënaqur me rrjedhën e kursit të fundit. “Ky ka qenë grupi i katërt dhe deri më tani kanë qenë 60 trajnerë. Deri në fund të vitit planifikojmë që të gjithë trajnerët ta vijojnë kursin e Nivelit 1, sipas standardit të FIBA-s”, ka thënë Krasniqi për faqen e FBK-së.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: