Pas vazhdimeve Kosova U-18 mposhtet nga Zvicra

Pas vazhdimeve Kosova U-18 mposhtet nga Zvicra

28/07/2023

Kosova U-18 mposhtet nga Zvicra me rezultat të ngushtë 84:85 (9:22, 10:16, 27:20, 24:12, 14:15).
Djemtë U-18 treguan karakterin luftarak në parket, por në fund pësuan për vetëm një pikë.
Sfida ka qenë dramatike, ku Dardanët nuk e nisën ndeshjen mirë, duke pësuar në pjesën e parë 19:38, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të kaluar në epërsi 65:63, megjithatë zviceranët sërish kaluan në epërsi, por një treshe nga Jon Ismajli barazoi shifrat në 70:70, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Edhe në vazhdime ishte një përballje interesante dhe e baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por në fund Ismajli nuk shënoi për tri pikë dhe Zvicra fitoi 84:85.
Lojtarët më të dalluar te Kosova ishin Jon Ismajli me 23 pikë e nëntë kërcime, si dhe Rron Dahsyla me 23 pikë e 12 kërcime.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për vendet 17-22 në Kampionatin Evropian, Divizioni B për U18M, që po zhvillohet në Portugali.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners