Klinikë për Trajnerët e Basketbollit, ku ligjërojnë Bradley Soderberg dhe Luca Palumbo

Klinikë për Trajnerët e Basketbollit, ku ligjërojnë Bradley Soderberg dhe Luca Palumbo

05/09/2023

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të organizojnë Klinikën për Trajnerë të Basketbollit më 9 dhe 10 Shtator.

Klinika do të mbahet në  sallën sportive të Kolegjit AAB (Rr. “Elez Berisha”, nr. 56. Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë) prej orës 10:00-14:00 ditën e shtunë (09.09.2023) dhe ditën e diel (10.09.2023) prej orës 10:00-14:00.

Ligjërues në këtë Klinikë do të jenë trajnerët e mirënjohur:

Bradley Soderberg, trajner në Universitetin e Virgina të SHBA dhe Luca Palumbo trajner në Orange1 Basket Academy.

Pjesëmarrja në klinikë është e obligueshme për trajnerët e të gjitha grupmoshave.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners