Fitorja e parë për Istogun në elitë

Fitorja e parë për Istogun në elitë

08/10/2023

Istogu ka regjistruar fitoren e parë në elitë. Istogasit në Prizren ia kanë shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Bashkimit me rezultat 83:77 (15:19, 21:20, 22:16, 25:22).

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë prej 9:9, prizrenasit shkëputen në 9:18, megjithatë istogasit afrohen dhe çereku i parë përfundon 15:19. Prizrenasit shkëputen në periudhën e dytë, 20:31, por istogasit sërish afrohen dhe pjesa e parë përfundon 36:39.

Por, istogasit nuk ndalen dhe në periodën e tretë përmbysin rezultatin në 56:49, kurse kësaj radhe prizrenasit afrojnë rezultatin në 59:56, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, por sidoqoftë, skuadra nga Istogu arriti të menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe fitoi 83:77.

Për Istogun kjo ishte fitorja e parë në elitë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse kjo ishte humbja e parë për Bashkimin pas dy fitoreve radhazi.

Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 11 asistime, Kahlon Whitley me 27 pikë dhe Matthew Lang me 23 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime, Jeremy Harris me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Grant Lozoya me 21 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners