Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj United Basketball

Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj United Basketball

13/10/2023

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj United Basketball me rezultat 82:46 (27:8,14:5,18:18,23:15) . Vajzat nga Prizreni shkuan në pushim me +28 pikë apo rezultat të përgjithshëm pas dy çerekëve 41:13.

Ndërsa çereku i tret ishte i barabartë duke i shënuar dy skuadrat nga 18 pikë. Në çerekun e katërt vajzat e Bashkimit e rikthyen dominimin për ta regjistruar fitoren e dytë në edicionin 2023/24.

Tek Bashkimi u dalluan Sarah Mgbeike me 24 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime si dhe Arbnore Perquku me 18 pikë, 7 kërcime dhe 11 asistime.

Kurse më së shumti tek United Basketball kontribuoi Etna Rexhepi me 19 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime.

Nesër zhvillohet edhe dy ndeshje tjera në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Femrave.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners