4 ndeshje, 4 fitore për Pejën

4 ndeshje, 4 fitore për Pejën

15/10/2023

Peja vazhdon të jetë e pamposhtur në elitën e basketbollit. Pejanët kanë shënuar fitore në derbin kundër Golden Eagle Yllit me rezultat 90:95 (20:29, 23:28, 25:15, 22:23).

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë ndeshjen me seri prej 8:2, por kundërpërgjigja e mysafirëve nuk vonoi, duke përmbysur shifrat në 10:19, ndërsa çerekun e parë e fituan 20:29. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe arritën epërsinë më të lartë në ndeshje, +18, 31:49, derisa pjesa e parë përfundoi 43:57.

Megjithatë, pjesën e dytë, Ylli e nisi për mrekulli dhe ngushtoi shifrat në 68:70, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 68:72. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli sërish ngushtoi shifrat në dy pikë, por pa arritur përmbysjen e madhe dhe Peja fitoi 90:95 për të regjistruar fitoren e katërt në katër ndeshje. Ndërkohë, therandasit kanë një fitore e tri humbje.

Te Ylli u dallua Jalen Nesbitt me 18 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, kurse te Peja u dalluan Justin Davis me 27 pikë e dhjetë kërcime, Malcolm Armstead me dhjetë pikë, tetë kërcime e tetë asistime, Jacob Calloway me 17 pikë e shtatë kërcime dhe John Chandler me 20 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners