Bashkimi shënon fitore edhe ndaj Peja 03

Bashkimi shënon fitore edhe ndaj Peja 03

20/10/2023

Bashkimi ka shënuar fitore në derbi ndaj Peja 03 me rezultat 71:77 (11:23, 15:20, 28:19,17:15).

20 minutat e parë i takuan vajzave nga Prizreni të cilat ishin bindshëm më të mirat edhe në sulm edhe në mbrojtje. Çereku i parë u mbyll 11:23, ritëm i njëjtë e përcjelli edhe çerekun e dytë.

Kurse në çerekun e tretë vajzat nga Peja u kthyen fuqishëm duke 28 pikë e duke pranuar vetëm 19. Në çerekun e katërt ndeshja u barazua dy herë me shifra 69:69 dhe 71:71 por në momente kyçe vajzat e Bashkimit ishin të sakta në shënimin e pikëve.

Lojtaret më të dalluar tek Bashkimi ishin Sarah Mgbeike 21 pikë. 9 kërcime dhe 4 asistime e cila u ndihmua nga Aulona Muhadri me 17 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim.

Kurse tek Peja 03 më së shumti kontribuoi Lycia Peevy me 14 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners