Sfidat evropiane për Pejën dhe Trepçën

Sfidat evropiane për Pejën dhe Trepçën

31/10/2023

Të mërkurën (nesër) kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, do të kenë sfidat në grupet e FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00. Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners