Konkurs pune për Koordinator/e rajonal

Konkurs pune për Koordinator/e rajonal

07/11/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në kuadër të programit “Sporti në Shkolla” shpall konkurs pune për individë për pozitën Koordinator/e rajonal. Programi “Sporti në Shkolla” është iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federatës së Sportit Shkollor (FSSHRK) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon të ofrojë trajnime dhe garat në basketboll për nxënësit e shkollave publike në Kosovë.

Përgjegjësia e Koordinatorëve Rajonal qëndron në sigurimin e zbatimit të programit dhe monitorimit të situatës në terren, si dhe në krijimin e bashkëpunimit mes grupeve të interesit të ndryshme, institucioneve arsimore, MKRS-së, FSSHRK-së dhe FBK-së.

Ne kërkojmë të plotësojmë 7 vende pune në 7 rajone të listuara më poshtë:

  1. Prishtinë
  2. Pejë
  3. Prizren
  4. Mitrovicë
  5. Ferizaj
  6. Gjilan
  7. Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asistimi në organizimin e aktiviteteve ekstra-kurrikulare;
  • Sigurimi i mbarëvajtjes së projektit;
  • Pika e kontaktit ndërmjet FBK-së dhe grupeve të tjera të interesit;
  • Monitorimi i stërvitjeve dhe lojërave ne terren;
  • Shpërndarja e pajisjeve dhe materialeve promovuese sipas nevojave;
  • Mirëmbajtja e pajisjeve dhe materialeve të ofruara nga FBK;
  • Pjesëmarrja në klinikat për basketboll 3x3 të organizuara nga FBK;
  • Promovimi i basketbollit 3x3;
  • Raportimi në FBK për progresin dhe punën;
  • Raportimi në FBK sipas kërkesave për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me projektin;
  • Kryerja e detyrave të ndryshme të lidhura me punën e caktuar.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Përvojë e dëshmuar minimum pesë vjeçare pune me nxënësit në fushën e sportit;
  • Të ketë të përfunduar shkollimin universitar (studimet bachelor/master në fakultetin e edukimit fizik, menaxhim ose fusha të ngjashme);
  • Njohuri të thukëta për sportin e basketbollit, në veçanti basketbollit 3x3;
  • Njohuri dhe aftësi për efektivitetin organizativ dhe menaxhimin e projekteve;
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office (Word, Excel, Power Point);
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe, gjuha angleze dhe serbe janë të preferueshme;
  • Të ketë patent shofer/kategoria B.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email adresën: projectmanager@basketbolli.com deri me datën 10/11/2023.

Ju lutem specifikoni rajonin për të cilin aplikoni.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistim. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners