Të shtunën Klinika me ekspertin ndërkombëtar, Jaume Comas

Të shtunën Klinika me ekspertin ndërkombëtar, Jaume Comas

24/11/2023

Nesër (e shtunë) do të mbahet Klinika e Trajnerëve, ku do të ligjërojë eksperti ndërkombëtar, Jaume Comas.

Klinika do të jetë për Arsimtarët, të cilët do të angazhohen në cilësinë e trajnerit me fëmijët në Programin “Sport në Shkolla”, pjesë e të cilit është edhe Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3x3.

Klinika do të jetë e mirëseardhur për arsimtarët të cilët do të punojnë me fëmijët në Programin e Basketbollit 3x3, që do të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Comas do të ligjërojë për: Rregullat e basketbollit 3x3 (Rregullat kryesore, pikat kryesore të ndikimit në lojën 3x3); Dallimi midis 3x3 dhe 5x5 (Garat zyrtare, Formati i garës, Lloji i lojtarëve); Njohuritë bazë të lojtarëve (Aftësitë dhe përgatitja fizike); Parimet e lojës (Tranzicioni, Hapësira në terren, Garat 1 me 1, Blloku, Hand-off).

Më pas do të jetë “Stërvitja e parë" (Tetë lojtarët me U12 në fushë) dhe në fund “Gara e parë”  (Gara me të gjithë pjesëmarrësit në fushë).

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners