FBK hap konkurs

FBK hap konkurs

01/12/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës hap këtë konkurs:

Titulli i vendit të punës: Praktikant/e në Departamentin e Financave (Me pagesë)

Orari i punës: 40 orë në javë (Orar i plotë)

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Praktikanti/ja në Departamentin e Financave është përgjegjës për “shëndetin” financiar të FBK-së;
  • Asiston Menaxheren e Financave në mbledhjen, përgatitjen dhe interpretimin e raporteve, buxheteve, llogarive, komenteve dhe pasqyrave financiare;
  • Asiston Menaxheren e Financave për përgatitjen e raporteve javore, mujore, vjetore, për Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FBK-së;
  • Asiston Menaxheren e Financave në përgatitjen e faturave në emër të FBK-së;
  • Asiston Menaxheren e Financave në kontrollimin e të ardhurave, rrjedhës së parasë, keshit dhe shpenzimeve të FBK-së;
  • Zhvillon dhe menaxhon sistemet/modelet e brendshme financiare;
  • Asiston Menaxheren e Financave në përgatitjen e listave të pagave për stafin e zyrës ekzekutive, si dhe për gjyqtarët/vëzhguesit, si dhe për stafin shtesë të FBK-së;
  • Merr pjesë në stafin organizativ në të gjitha aktivitetet e federatës, si organizimi i Kuvendit të FBK-së, Kupës së Kosovës, kampeve, turneve, seminareve, klinikave dhe organizimeve për Përfaqësuesen A dhe Përfaqësueset e Reja të Kosovës;
  • Asiston Menaxheren e Financave në mbylljen e projekteve për MKRS, KOK, KON, FIBA, Ambasada të huaja që veprojnë në Kosovë;
  • Punë tjera të deleguara ndërkohë nga Menaxherja e Financave;
  • I raporton direkt Menaxheres së Financave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, e cila është përgjegjës/e për Zyrën Ekzekutive të FBK-së;

Kualifikimet:

  • ü I/e diplomuar në drejtimin Financa dhe Kontabilitet;
  • ü Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
  • ü Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);
  • ü Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • ü Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • ü Aftësi analitike në punë;
  • ü Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • ü Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Të gjithë ata/o që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 11.12.2023, duke dërguar CV-në federata@basketbolli.com me titullin “Aplikimi për Praktikant/e në Departamentin e Financave”.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nëpërmjet telefonit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners