FBK
Për dy ditë radhazi në fundjavë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar me sukses turneun ndërkombëtar në 3x3, FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier.
Në këtë garë kanë marrë pjesë gjashtë shtete: Kosova, Shqipëria, Qipro, Malta, Azerbajxhani dhe Malta, ku vetëm Shqipëria është paraqitur te meshkujt, derisa shtetet tjera në të dyja konkurrencat.
Turneu i spektaklit u zhvillua në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku tifozët për dy ditë radhazi kishin mundësi të shohin basketboll të bukur 3x3, muzikë dhe lojëra shpërblyese.
Ditën e parë janë zhvilluar ndeshjet në grupe, derisa të dielën gjysmëfinalet dhe finalet në të dyja konkurrencat.
Kosova femra pësoi nga Azerbajxhani 22:10, derisa te meshkujt Dardanët fituan ndaj Maltës 22:14 dhe Azerbajxhanit 21:18.
Si femrat, ashtu edhe meshkujt u kualifikuan në gjysmëfinale.
Dardanet pësuan nga Qipro 21:11, ndërsa Dardanët pësuan nga Irlanda 21:12.
Në finale te femrat u përballën Qipro dhe Azerbajxhani, ku Azerbajxhani fitoi 21:18, ndërsa te meshkujt fitoi Irlanda 21:19 ndaj Qipros.
Fituesit u kualifikuan në turneun e Europe Cup në Danimarkë në shtator të këtij viti.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka ndarë çmimin MVP te femrat që i takoi Brianna Fraser të Azerbajxhanit dhe çmimin për fituesin e turneut te femrat.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka ndarë çmimin MVP për Jordan Blount të Irlandës, ashtu si edhe çmimin për fituesin te meshkujt.
FBK
Në Barcelonë është mbajtur Forumi Final i Projektit PROMISE.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kanë marrë pjesë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Menaxherja e Projekteve në FBK, Edita Medunjanin dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku, duke përfaqësuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në Forumin e Projektit PROMISE (Një Hap Përpara për Basketbollin e Vajzave dhe Grave) në Barcelonë.
Në këtë forum, Edita Medunjanin ka prezantuar Implementimin e Strategjisë së Komunikimit, si dhe Zhvillimin e Projektit në Kosovë.
Ajo gjithashtu ndau ndikimin e projektit PROMISE në komunitetin e basketbollit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të vajzave dhe grave në të gjitha nivelet e sportit.
Forumi është mbajtur më 29 maj, derisa më 30 maj, në takimin përmbyllës të Komitetit Drejtues të projektit PROMISE, u diskutua për të ardhmen e këtyre përpjekjeve dhe për mënyrat konkrete që do të sigurojnë që ndikimi i PROMISE të vazhdojë edhe përtej këtij projekti.
Projekti 30-mujor i financuar nga Erasmus+ u fokusua në fuqizimin e grave dhe vajzave në basketboll, si dhe në ndërtimin e një qasjeje të qëndrueshme për barazi gjinore në sport.
Gjatë forumit u prezantuan rezultate konkrete, histori suksesi dhe iniciativa që dëshmojnë fuqinë e bashkëpunimit dhe vullnetit për ndryshim.
Në Kosovë, projekti PROMISE pati ndikim të gjerë duke përfshirë një numër të madh aktorësh dhe palësh të interesit, duke zgjeruar kështu rrjetin dhe ndikimin në komunitet.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë ishte pjesë e një projekti të Bashkimit Evropian, më saktësisht në kuadër të programit të Erasmus+.
Projekti "PROMISE" përbëhet nga 7 institucione që mbulojnë 6 vende evropiane siç janë: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria.
Partneriteti është një kombinim i një organizate akademike, përgjegjëse për projektimin dhe vlerësimin e mjeteve, 5 federata kombëtare të basketbollit (Franca, Bullgaria, Kosova, Irlanda, Portugalia) dhe 1 federatë rajonale e basketbollit, Federata e Basketbollit e Katalunisë, e cila edhe udhëheqëse e projektit.
Projekti “PROMISE” filloi në Janar 2023.
FBK
Edicioni i parë i Alley Oop në 3x3 te meshkujt do të përfundojë në kryeqytet me turneun final, ku do të marrin pjesë kampionët e gjashtë qyteteve të Kosovës.
Turneu i parë ishte zhvilluar në Prishtinë dhe do të përfundojë me superfinalen.
Më pas ishte mbajtur në Gjakovë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Therandë, duke fituar nga 300 Euro.
Kampionët e gjashtë qyteteve do të luftojnë për titullin e parë, njëkohësisht edhe çmimin prej 1000 Euro.
Super finalja zhvillohet më 9 qershor, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 18:00.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Qytetet - Ekipet
FBK
Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija ka marrë pjesë në Klinikën Vjetore Kombëtare të Instruktorëve të Gjyqtarëve të FIBA-s (ANIC), që u mbajt në Greqi.
Klinika është mbajtur nga 29 maji deri më 1 qershor, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 Instruktorë Nacionalë nga vendet e ndryshme evropiane, derisa FBK-ja u përfaqësua nga Kurshumlija.
Klinika është kryesuar nga Shefi i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic.
Në këtë klinikë është diskutuar për risitë në fushën e gjykimit, përfshirë cilësinë e vendimmarrjes, gabimet josportive, faullet në mbrojtje ose sulm (charge/block), protokollet, analizën video, përgatitjen fizike të gjyqtarëve dhe licencimi i gjyqtarëve Goal 2025-27.
# | Lojtari | Minutat e luajtura | Pikët e shënuara | Kërcime | Asistime | Indeksi | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | ![]() |
LIS SHOSHI | 32.02 | 25 | 15 | 4 | 40 |
2 | ![]() |
Drilon Shala | 36.73 | 15 | 15 | 4 | 29 |
3 | ![]() |
Tervell Beck | 40 | 32 | 9 | 2 | 27 |
4 | ![]() |
Lejson Zeqiri | 39.8 | 22 | 6 | 4 | 25 |
5 | ![]() |
TEKELE COTTON | 37.18 | 13 | 5 | 11 | 25 |