Vreshtarët mposhtin liderin

Vreshtarët mposhtin liderin

21/03/2021

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim me shifrat 82:86 (23:20, 23:25, 14:21, 22:20), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 10:2, por më pas mysafirët këndellen, duke shkrirë epërsinë, derisa 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 23:20. Perioda e dytë ishte më e baraspeshuar. Vreshtarët kalojnë në epërsi 25:27, dhe më pas zhvillohet lojë interesante, me shumë rikthime në rezultat, kurse pjesa e parë përfundon 46:45.

Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 14 pikë, 52:66, por një seri e vendasve prej 8:0, bën që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 60:66. 10 minutat e fundit ishin interesante. Rahoveci kishte epërsi konstante, por Ponte nuk dorëzohet dhe dy minuta para fundit arrin të barazojë shifrat në 80:80. Megjithatë, në momentet vendimtare mysafirët ishin më të vëmendshëm dhe fituan 82:86.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 31 pikë e 5 kërcime dhe Kwame Vaughn me 22 pikë, 6 kërcime e 7 asistime, derisa te Rahoveci u dalluan Alban Veseli dhe Ed Daneil me 21 pikë e 5 kërcime. Ponte Prizreni është në vendin e parë me 42 pikë, një më shumë se Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners