12-shja përfundimtare e Kosovës U20 (M)

12-shja përfundimtare e Kosovës U20 (M)

18/07/2021

Basketbollistët e Kosovës U20 kanë arritur në Sopron të Hungarisë, ku do të zhvillohet FIBA U20 European Challengers, nga 20 deri më 25 Korrik.

Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu.

Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë. Takimin e parë Dardanët e rinj e kanë ndaj Bjellorusisë të martën nga ora 15:00.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Mark Rodiqi ka përzgjedhur 12shen përfundimtare: Donat Rexhepi, Don Polloshka, Shëndrit Llapi, Denis Zenelaj, Drilon Shala, Mirlind Zekaj, Shpat Mustafa, Fatlind Shoshaj, Genc Zeqiraj, Dion Sheqiri, Rron Thaçi, Albatrit Syla.

Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur dy herë në ditë dhe kanë udhëtuar optimistë për paraqitje pozitive në këtë garë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners