RC Cola Drita-AS Prishtina, përballje interesante e finales në Ligën e Parë

RC Cola Drita-AS Prishtina, përballje interesante e finales në Ligën e Parë

05/02/2021

Dy skuadrat për momentin më të mira në Ligën e Parë, RC Cola Drita dhe AS Prishtina do të përballen në finalen e Kupës të Ligës së Parë.
 
Ky takim do të zhvillohet nga ora 13:00 në Suharekë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupws. Gjilanasit në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Istogut, kurse AS Prishtina në një përballje dramatike mundi Marigona Hill Prishtinën.
 
Këto dy skuadra edhe në Ligën e Parë kanë nga nëntë fitore dhe një humbje (ndaj njëra-tjetrës), andaj do të jetë një përballje shumë interesante mes skuadrave më të mira të Ligës së Parë.
 
Këtë trofe edicionin e kaluar e kishte fituar Vëllaznimi, që tani garon në Superligë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners