Rugova e pret Astera Tuhinën

Rugova e pret Astera Tuhinën

27/02/2021

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova e ka pritur basketbollisten e talentuar, Astera Tuhinën.

Tuhina së fundi ka fituar bursë nga Komiteti Olimpik i Kosovës si Shpresë Olimpike dhe shihet si një lojtare me të ardhme të ndritur.

Astera gjithashtu është pjesë e Kosovës U18 dhe pritet të jetë edhe e Përfaqësueses A, që këtë verë do të garojë për herë të parë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, në Qipro.

Rugova i ka uruar sukses 16-vjeçares, e cila është pjesë e skuadrës spanjolle Deportivo Prometes.

Astera është një shembull edhe për vajzat e reja, që duan të merren me basketboll. Rugova ka lavdëruar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners