Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Agjencia e Marketingut Dixhital, Growzillas kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.
Growzillas do të përkujdeset për rritjen e rrjeteve sociale të FBK-së, duke ofruar shërbime profesionale.
Federata e Basketbollit e Kosovës është njëra ndër më aktivet në rrjetet sociale në vend, duke ofruar lajme, fotografi e video për të gjithë adhuruesit e basketbollit e Kosovës dhe mediat.
FBK dhe Growzillas do të bashkëpunojnë që rrjetet sociale të jenë sa më aktive, por edhe profesionale.
Rrjetet sociale kanë shumë rëndësi për FBK-në, ku tashmë përveç lajmeve dhe fotografive nga vendi i ngjarjes, ofron edhe Highlights të ndeshjeve të Superligës dhe intervistat pas ndeshjes.