Kushtet e përgjithshme të përzgjedhjes
Kandidatët potencialë për postin e Komesarit të Garave për Kategoritë e Reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) duhet t'i plotësojnë kriteret minimale të përzgjedhjes në vijim:
Përveç kritereve të mësipërme të përzgjedhjes, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës do t'i shqyrtojë me prioritet të gjithë kandidatët që kanë përgatitje profesionale për postin e Komesarit të Garave për Gjeneratat e Reja.
Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që t'i dorëzojnë biografitë e tyre (CV), të përcjella me një letër motivimi prej 05 deri më 12 korrik 2021 në ora 16:00, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, apo të njëjtat t'i dërgojnë përmes postës elektronike në adresën federata@basketbolli.com, me titullin KONKURSI PËR POSTIN KOMESARI I GARAVE PËR KATEGORITË E REJA.
Federata e Basketbollit të Kosovës është organizatë, e cila inkurajon punësimin e të gjitha gjinive dhe komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë.