01/10/2022 FBK

Miratohen ndryshimet në Statutin e FBK-së

Sot (e shtunë) është mbajtur Kuvendi Statutar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Fillimisht është bërë Zgjedhja e Trupave Punues: Kryesisë së Punës, Komisionit Verifikues dhe Procesmbajtësit dhe më pas është bërë Aprovimi i procesverbalit të mbledhjes së Kuvendit të Punës të datës 26.03.2022. E fundit dhe kryesorja për çka është thirrur ky Kuvend janë miratuar Ndryshimet Statuare në FBK.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka treguar në hollësi të gjitha ndryshimet statuare që janë kërkuar të bëhen dhe delegatët unanimisht kanë votuar pro këtyre ndryshimeve.

Fetahu u ka bërë thirrje edhe klubeve të miratojnë ndryshimet e kërkuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 33 delegatë nga 40 sa janë gjithsej.

Më 31 Korrik 2022 të gjitha Federatave Sportive në Kosovë iu ka skaduar licenca e lëshuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) dhe me këtë rast MKRS e ka hapur procesin e ri-licencimit të Federatave Sportive në vendin tonë, dhe nëpërmjet Federatave edhe licencimin e Klubeve anëtare të po këtyre federatave.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: